Standard (EADGBE)

Intro

Të flisja gjuhët e gjithë botës

E të mos ndjeja dashuri

Do isha si një gur i heshtur

Këmbanë harruar në vetmi.

Të gjithë pasurinë e ndaja

Të mos shihja varfëri

Të digjej trupin do ta falja

E le të bëhej hi.

Se ëndrrat edhe shpresat

Pa dashurinë janë thjesht një iluzion

Ndaj dua o njeri, t'i fal pak dashuri

Pa të çfarë është kjo botë, a e kupton?

Se loti që pikon, një zemër lëndon

I vogël na duket, i madh sa një glob

O botë e di se ç'të mundon

Se ka njerëz sot që duan vetëm lot

S'njohin dashurinë, s'njohin mirësinë.

Të flisja gjuhët e gjithë botës

E të mos ndjeja dashuri

Do isha si një gur i heshtur

Këmbanë harruar në vetmi.

Të gjithë pasurinë e ndaja

Të mos shihja varfëri

Të digjej trupin do ta falja

E le të bëhej hi.

Interlude

Se loti që pikon, një zemër lëndon

I vogël na duket, i madh sa një glob

O botë e di se ç'të mundon

Se ka njerëz sot që duan vetëm lot

S'njohin dashurinë, s'njohin mirësinë.

Dashuria, ëndrra, shpresa

kë të zgjidhja nga të tria

dhe një natë lotin pyeta

mu përgjigj... Dashuria